Avokatët do të protestojnë ditën e ënjte para KLGJ, për të kundërshtuar miratimin e hartës së re gjyqësore. Protesta do të mbahet në orën 11:00 para Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në këtë mënyrë avokatët kanë vendosur të përshkallëzojnë aksionin e tyre kundër hartës së re gjyqësore, të cilën e kundërshtojnë tashmë prej rreth 1 muaji.

Ndërkohë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha sot se nuk do të ketë një tërheqje sa i takon hartës së re gjyqësore, duke injoruar kërkesat e avokatëve.