Imazhet e para nga teleskopi hapësinor James Webb, që NASA ka publikuar këtë të martë janë asgjë më pak se mahnitëse.
Galaktika me triliona yje, planete të largëta dhe mjegullnaja, detaje nga universi që shkenca nuk i kishte arritur më parë.

Sasia e madhe e informacionit që përmban çdo imazh është marramendëse. Por ky thesar vjen nga vetëm disa ditë vëzhgimesh, dhe deri më tani teleskopi ka parë vetëm një pjesë të vogël të qiellit, Webb do të kapë kozmosin për 20 vitet e ardhshme.
Ekziston një listë kontrolli e zbulimeve që astronomët shpresojnë t’i bëjnë, nga shikimi i yjeve të parë që shkëlqejnë deri te gjetja e planetëve të banueshëm përtej sistemit tonë diellor.
Por gjëja që është më emocionuese për shkencëtarët janë zbulimet që ata as nuk i kanë ëndërruar.
It's here–the deepest, sharpest infrared view of the universe to date: Webb's First Deep Field.
— NASA (@NASA) July 11, 2022
Previewed by @POTUS on July 11, it shows galaxies once invisible to us. The full set of @NASAWebb's first full-color images & data will be revealed July 12: https://t.co/63zxpNDi4I pic.twitter.com/zAr7YoFZ8C





