Zjarri në Malin e Çikës vijon prej tre ditësh, ndërsa situata mbetet shqetësuese.
Banorët raportojnë se zjarri është duke përparuar dhe ka marrë drejtimin për në fshatin Dhërmi.
Për të mos përparuar nga ana lindore dhe për ta mbajtur nën kontroll, disa forca të zjarrfikëseve si dhe të ADZM janë përqëndruar në zonën që ndan malin e Çikës me Llogoranë.
Po ashtu edhe në pjesën e fshatit Dhërmi ndodhen forcat e zjarrfikëse të Himarës, ndërkohë që zjarri vijon të djegë kryesisht shkurre në malin e Çikës.