Nga dita e sotme, 24 dhjetor, vendi futet në një fazë tjetër të masave anticovid, ku do të ndalohet lëvizja prej orës 20:30 – 06:00 deri më 4 janar.
Ky vendim u mor nga Komitetit Teknik të Ekspertëve pak ditë më parë, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend duke qenë se jemi dhe në prag të festave të fundvitit.
Ndërkohë së fundmi në vendin tonë ka pasur një ulje të lehtë të infektimeve me Covid-19. Një ditë më parë u regjistruan 503 raste të reja si dhe 6 humbje jete për shkak të virusit të rëndë.





