Avokatja e emisionit “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani së fundmi po përballet me një situatë që mund t’i rrezikojë heqjen e licensës së avokates. Kjo kërkesë është bërë nga Dhoma e Avokatisë së Gjirokastrës, të cilët pretendojnë se Çobani ka thyer bojkotin e avokatëve duke marrë pjesë në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Faktit në Përmet.
Avokatët e Përmetit janë ndeshur me avokaten Çobani në hyrje të gjykatës, por ajo ka hyrë ne godinë duke thyer bojkotin. Sipas kërkesës së lëshuar thuhet se Eni Çobani pasi është paraqitur ka marrë fjalën dhe ka diskutuar në këtë gjykim.
Dhoma e Avokatisë se Gjirokastrës ku pjesë janë edhe avokatët e Përmetit, ka siguruar procesverbalin e seancës gjyqësore në Gjykatën e Përmetit dhe bashkë me të, i ka dërguar Komitetit te Disiplinës të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Tiranë, një ankesë ku i kërkohet marrja e masave ndaj Eni Çobanit me heqjen e licencës.