Orët e para të ditës së sotme do të jenë në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin tonë.

Ndërsa në orët e mesditës dhe në vijim vranësirat do të shfaqen në territor, ku herë pas here do të pësojnë zhvillim duke krijuar mundësi për reshje të pakta në zonat veriore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.