Që ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako nuk i ka shumë për zemër rrjetet sociale, ky është një fakt i njohur. Postimet e tij janë shumë të rralla, madje mund të numërohen me gishtat e njërës dorë.
Por në prag të festave të fundvitit ai është shfaqur për të sjellë pak gëzim mes fëmijëve të Shtëpisë së Foshnjes në Shkozet.
“Me rastin e festave të fundvitit, me dëshirën e madhe për t’i gëzuar sadopak, sot isha në Shtëpinë e Foshnjës Durrës. Uroj për të gjithë fëmijët një vit plot buzëqeshje dhe shëndet!”,– shkruan Dako në postimin e tij, të cilin e shoqëron edhe me foto të vogëlushëve, ndërsa hapin pakot e dhuratave.
Me rastin e festave të fundvitit, me dëshirën e madhe për t’i gëzuar sadopak, sot isha në Shtëpinë e Foshnjës Durrës. Uroj për të gjithë fëmijët një vit plot buzëqeshje dhe shëndet!
Posted by Vangjush Dako on Wednesday, December 23, 2020





