Rreth 100 deri në 150 civilë kanë mbetur të vdekur nga sulmet ruse në dy javët e fundit. Në një konferencë për mediat, një zyrtar i lartë ushtarak amerikan ka deklaruar se sulmet intensive ruse kanë sjellë edhe viktima në radhët e civilëve.

“Numri i viktimave shkon nga 100 deri 150 si rezultat i sulmeve ruse. Rritja e vdekjeve në radhët e civilëve vijnë si pasojë e faktit se forcat ushtarake ruse dhe ukrainase mbeten në një betejë të ashpër në vijat e frontit të territoreve lindore të Ukrainës”, është shprehur zyrtari.

Kur u pyet nëse lufta kishte hyrë në një ngërç, zyrtari amerikan tha se “ndoshta është shumë herët për të bërë një përcaktim të tillë”.