Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka shkuar ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), për të dëshmuar lidhur me hetimet që vijojnë prej tri vitesh për koncensionin e sterilizimit.

Gjatë kohës që Beqja drejtoi ministrinë e Shëndetësisë, dha me koncesion shërbimin e sterilizimit.

Ky koncesion prej 100 mln eurosh është fituar nga “Sani Service” e biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili sipas të dhënave rezulton mik i Beqjas.