Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar në konferencë për mediat se vlera e abuzimeve të kompanive fiktive të lidhura me inceneratorët shkon në 30 mln dollarë.
Sipas saj të gjitha fijet e kësaj afere të çojnë te kryeministri Rama, ndaj theksoi se për të dorëheqja është e pakta.
“Fshehjen e të ardhurave, mospagimin e taksave dhe tatimeve dhe pasurimin e produkteve të veprimtarisë kriminale. Vlera e këtyre abuzimeve që janë faktuar është 30 mln dollarë. Prej ditës së sotme përmes shtesës së padisë në SPAK janë disa dokumente që provojnë shkeljet përmes shitjes dhe blerjes përmes kompanisë fiktive. Ato janë përgjegjëse për të përvetësuar fonde publike. Në këto fatura që kemi dorëzuar në SPAK rezultojnë fiktive. Dorëheqja e Ramës më e pakta që mund të ndodhë në një vend normal të Europës”, tha Kryemadhi.





