Komisioneri i BE-së për Zgjerimin Oliver Varhelyi përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Bashkimi Europian po hap negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në postimin e tij, Varhelyi shkruan se prioriteti i BE-së mbetet Ballkani Perëndimor dhe më shumë se kurrë Bashkimi Europian është i angazhuar për ta bërë gjithë rajonin pjesë të saj teksa ka shtuar se sot po bëhet një hap i madh drejt këtij angazhimi.
“Ne po hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në ndryshimin e mjedisit gjeopolitik, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor. Ne jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për të sjellë të gjithë rajonin në BE. Sot ne po bëjmë një hap të madh drejt këtij angazhimi”, ka shkruar Oliver Varhelyi.
We are opening accession negotiations w/ Albania & North Macedonia. In the changing geopolitical environment, our priority remains the Western Balkans. We are committed more than ever to bring the entire region w/in the EU. Today we are making a big step towards this commitment. pic.twitter.com/QGv6gzdhOc
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) July 19, 2022





