Një grup prej 24 deputetësh të Partisë Demokratike ku bëjnë pjesë emra, që deri më sot kishin shprehur qëndrimin e tyre kundër Sali Berishës dhe të tjerë që kanë qëndruar në hije, janë mbledhur në një lokal në Tiranë për të diskutuar mbi të ardhmen e aksionit të tyre politik.

Të pranishëm me Enkelejd Alibeajm ishin Gazmend Bardhi, Grida Duma apo Ervin Salianji, të cilët diskutuan për për situatën në PD, ku prej muajsh nuk është gjendja e qetë dhe normale.

Ndërkohë ai bëhet e ditur se shumë nga deputetët e selisë blu i kanë komunikuar se ndjenin keqardhje që PD nuk ishte e përfaqësuar sot në Bruksel, kur shënohej kjo ditë historike për Shqipërinë, siç është nisja e bisedimeve të anëtarësimit.

Kjo mungesë në tryezë sipas shpjegimeve të tyre është pasojë e problemeve të brendshme në parti.

Ndërkohë, mësohet se kanë qenë Lefter Gështenja dhe Flamur Hoxha ata që kanë ftuar deputetët që të diskutojnë për të ardhmen në PD.