Detaje të tjera janë mësuar lidhur me ngjarjen e sotme, ku dy persona u qëlluan për vdekje në Milot të Kurbinit. Burimet bëjnë me dije se pak para vrasjes, Brahimi dhe Preçi po lëviznin me të njëjtin mjet.
E pikërisht në momentin kur zbritën nga mjeti i blinduar tip “Fuoristradë”, ndaj tyre është shtënë me breshëri automatiku duke i lënë të vdekur në vend.
Autorët i kishin pikasur dhe i ndiqnin prej kohësh, por gjetën momentin për të hyrë në aksion sapo viktimat u futën në hyrje të pallatit sapo zbritën nga automjeti i blinduar.





