Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, reagoi ashpër ndaj deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, pasi ky i fundit kërcënoi me sulme të reja kundër Teheranit.
Në një postim në rrjetin social X, Gharibabadi tha se komentet e Trumpit, “nga fyerja e kombit iranian deri te kërcënimet për sulme të mëtejshme”, nuk tregojnë forcë, por sipas tij janë një pranim i dështimit të politikës amerikane të bazuar te sanksionet, presioni dhe kërcënimet. Ai shtoi se kjo qasje nuk ka arritur ta “gjunjëzojë kombin iranian”.
“Duket se Trump e kupton më mirë gjuhën e forcës. Me kriminelin dhe vrasësin Trump duhet të flasësh në gjuhën e tij”, deklaroi Gharibabadi, pasi presidenti amerikan paralajmëroi se SHBA-ja “ndoshta” do të kryejë sulme të tjera ndaj Iranit dhe se memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar muajin e kaluar për t’i dhënë fund konfliktit “ka mbaruar”.





