Foto ilustruese

Plot 1998 kartmonedha false me vlerë 70 mijë e 400 euro, i janë sekuestruar një shtetasi shqiptar në Itali me banim në qytetin e Alessandrias.

Ndalimi i tij erdhi pas një kontrolli rrugor të Guardia di Finanza në autostradën e Avelinos.

Kontrolli i imët e teknik i automjetit çoi në zbulimin e një vendi të fshehtë në anën e djathtë të dyshemesë së makinës, ku u gjetën dhe kartmonedhat e falsifikuara.

Ato ishin të prerjes 20 euro e 50 euro.

Shqiptari është vënë në urdhër ndalimi për krim në flagrancë të zotërimin e përdorimit të kartmonedhave të falsifikuara.