Përkeqësohet situata në zonën e Bërzanës të Njësisë Administrative të Zejmenit në Lezhë nga flakët që kanë përfshirë një terren me sipërfaqe me bimësi dhe shkurre.

Flakët janë përhapur në masivin me pisha të kësaj zone, duke rrezikuar dhe banesat. Në terren ndodhen 32 forca të ushtrisë, 3 mjete zjarrfikëse ndërsa emergjencat civile të bashkisë dhe shërbimi pyjor nuk janë më shumë se 3 persona, ndërsa në ndihme janë edhe 4 punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.

Vatra e zjarrit është aktive me intensitet të lartë e favorizuar nga era. Rritja temperaturave ka ndikuar negativisht dhe për momentin vatra nuk kontrollohet pasi është e shpërndarë.

Sipas burimeve, mësohet se rreth 500 metra poshtë vatrës së zjarrit ndodhen disa banesa të cilat mund të rrezikojnë nëse marrin në drejtim të banesave.

Terreni i vështirë, shpat i thyer dhe distanca e vatrës larg infrastrukturës se vendosur në gatishmëri e bën të pamundur vënien në kontroll. Për këtë arsye është kërkuar ndërhyrje nga ajri për të normalizuar situatën, si e vetmja mënyrë për të përballuar situatën e krijuar.