Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në autostradën Fushë Krujë – Milot në afërsi të Thumanës.
3 mjete janë përplasur me njeri-tjetrin dhe për pasojë është plagosur rëndë njëri prej drejtuesve.
I plagosuri është marrë nga autoambulanca e qendrës shendetësore Fushë Krujë dhe është dërguar me urgjence drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Raportohet edhe për dy persona të tjerë të plagosur.





