Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në një koncert në Hong Kong ku gjatë një koncerti të grupit Mirror, një ekran gjigand LED ka rënë dhe ka plagosur dy kërcimtarë para syve të fansave të tmerruar.
Pamjet që qarkullojnë në internet tregojnë se ekrani shtypi një nga interpretuesit para se të rrokullisej mbi të tjerët.
🔞🔞⛔️Video: Huge screen falls on dancers at Hong Kong boy band concert.
— Terror Alarm (@terror_alarm) July 29, 2022
A Chinese company behind setting the stage and the screens will be investigated. pic.twitter.com/7uDjuLOSPA
Sipas BBC, koncerti u ndërpre menjëherë dhe menaxheri i grupit i kërkoi fansave të ruanin qetësinë e të dilnin nga arena. Policia e Hong Kongut konfirmoi për mediat lokale se dy kërcimtarë meshkuj po kuroheshin në spital.
Mësohet se njëri nga interpretuesit ka pësuar lëndime në qafë dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore e për momentin ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa gjendja shëndetësore e kërcimtarit tjetër është stabilizuar.
Policia ka raportuar se përveç dy kërcimtarëve, mes të lënduarve që janë trajtuar në spital kanë qenë edhe tre fanse femra.

Pas këtij aksidenti të rëndë këshilli i qytetit ka urdhëruar që pjesa tjetër turneut të grupit të djemve Mirror të pezullohet deri sa të kryhen kontrolle sigurie në të gjitha vendet ku janë planifikuar koncertet.
Gjithashtu shefi ekzekutiv i Hong Kongut ka urdhëruar që të kryen hetime gjithëpërfshirëse për zbardhjen e plot të ngjarjes.

Pas incidentit në internet nisi një peticion për çështjen e sigurisë në koncertet e Mirror, i cili u firmos menjëherë mbi 13.000 firma nga fansat. Në këtë peticion i është kërkuar organizatorëve të garantojnë sigurinë për bandën muzikore Mirror dhe kërcimtarët e tij, duke shmangur mekanizmat e panevojshme të skenës apo platformat e ngritura.





