Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Delvinë.

Bëhet me dije se shtetasi Vasil Alushi 68-vjeç është gjetur i vrarë me armë gjahu, dyshohet se ai ka vrarë veten në kushte depresioni.

Njoftimi i policisë:

Delvinë/Informacion paraprak

Më datë 29.07.2022, rreth orës 11:40, në një përrua, në vendin e quajtur “Gropa e Zilfos”, Delvinë, është gjetur i pajetë nga familjarët, shtetasi V.A., 68 vjeç, banues në Delvinë. Dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë në kushte depresioni, me një armë gjahu që u gjet pranë trupit të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes