Ekonomistja dhe ish-kandidatja për deputete e partisë “Mundësia”, Jonida Çeçe, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësime lidhur me mënyrën se si po menaxhohet procesi i depozitimit dhe largimit të mbetjeve nga bizneset në Durrës.
“🚨 DENONCIM
Në Durrës po ndodh një tjetër goditje ndaj biznesit.
Bizneset paguajnë çdo vit taksën e pastrimit, por sot përballen me kamera, gjoba dhe detyrimin për të lidhur kontrata private për largimin e mbetjeve.
Atëherë pyetja është e thjeshtë:
Nëse paguajmë taksën e pastrimit, për çfarë e paguajmë?
Nuk mund të kërkosh nga biznesi të paguajë dy herë për të njëjtin qëllim. Kjo nuk është mbështetje për sipërmarrjen, por një barrë e re financiare.
Bashkia u detyrohet një përgjigje të qartë bizneseve:
👉 Çfarë përfshin taksa e pastrimit?
👉 Pse kërkohet edhe një pagesë tjetër?
👉 Ku shkojnë paratë që mblidhen nga kjo taksë?
Durrësi nuk ka nevojë për kamera që numërojnë gjobat. Ka nevojë për rrugë të pastra, shërbime cilësore dhe respekt për ata që paguajnë taksat.
Mjaft me taksa pa shërbim. Mjaft me gjoba në vend të zgjidhjeve. Biznesi nuk është armiku i Bashkisë.#jonidacece #mundësia #durres #viral”, shkruan Çeçe në rrjetet sociale.





