Kjo e shtunë sipas MeteoAlb, në pjesën e parë e ditës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore.
Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore dhe pjesërisht të ulëta, ku në skajin verior do të ketë momente të pakta me pika shiu. Mbrëmja largon gradualisht
vranësirat e shpeshta nga një pjesë e mirë e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.