Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë që të mos konsumojnë patatinat e misrit “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”. Sipas AKU-së, në bazë të përgjigje të analizave të kryera në Gjermani, ka rezultuar se në këto patatina ka prani të alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë.

Më tej, u bëhet thirrje të gjithë personave që kanë blerë patatina të tilla, t’i kthejnë ato në pikën e shitjes ku i kanë marrë.

Njoftimi i AKU-së:
NJOFTIM PËR KONSUMATORIN!
Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF, ku pas analizave laboratorike të kryera në Gjermani është konstatuar prani e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë në patatina misri “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për bllokimin e produktit.
Në bashkëpunim edhe me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake për thirrjen për konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt që të mos e konsumojnë atë, por ta kthejnë pranë subjektit, ku e kanë blerë.

May be an image of text that says '29 korrik 2022 IAKU ÛUSHQIMIT AUTORITETI KOMBETAR e Njoftim pèr konsumatorin Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF, ku pas analizave laboratorike të kryera në Gjermani eshtë konstatuar prani e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë në patatina misri "Natural Organic Tortilla Chips 125 Autoriteti Kombetar i Ushqimit ka ndërmarrë të gjitha masat nevojshme për bllokimin produktit. Në bashkepunim edhe me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake per thirrjen për konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt që të mos e konsumojnë atë, por ta kthejnë pranë subjektit, ku e kanë blerë. e www.aku.gov.al'