Aksident me fund tragjik në Itali.
Njarja ka ndodhur pak pas orës 8 të mbrëmjes, ku shqiptari, pasi humbi kontrollin e makinës, ka tentuar të frenojë për më shumë se 50 metra duke përfunduar në dalje të rrugës dhe është përplasur fort me një pemë.
37-vjeçari, i cili ndodhej vetëm në makinë, për ti shpëtuar përplasjese është hedhur nga makina në ecje, por kjo rezultoi fatale për të.
Ambluanca dhe policia shkuan menjëherë në vendngjarje por fatkeqësisht kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e tij.
Bashkëshortja e tij, së bashku me disa të afërm kanë nxituar të shkojnë menjëherë në vendngjarje, ku pas tronditjes së pësuar ajo u ndje keq dhe u dërgua në spital.





