Lajme të mira për të gjithë pushuesit që nisin nga 1 gushti lejen.
Sinoptikanët nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëjnë me dije se edhe java që presim përpara parashikohet me mot të qëndrueshëm si dhe temperatura të cilat ende mbeten të larta.
Moti për të gjithë javën parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave të pakta por hera-herës edhe mesatare.
Në relievet malore në lindje si dhe zonën e jugut vranësirat hera-herës deri të dendura por kalimtare.