Një aksident tragjik ndodhi në orën 01.30 në kilometrin 171 të aksit që lidh Patrën me Janinën në vendin e quajtur Terovë.
Sipas policisë lokale, dy viktmat janë bashkëshortët 58 dhe 50 vjeç, shtetas shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë për momentin.
Policia lokale njoftoi se dy viktimat ndodheshin jashtë automjetit të tyre që kishte pësuar defekt në korsinë e emergjencës, në kohën që u përplasën nga një tjetër automjet, drejtuesi i të cilit deklaroi se nuk i pa në kohë.
Mësohet se në momentin e aksidentit viktimat nuk kishin veshur jelekët fosforeshentë, ndërsa dy djemtë e familjes, 10 dhe 26 vjeç ndodheshin në automjet. Ata u dërguan në spital me plagë të lehta.
Policia ka arrestuar autorin e aksidentit ndërsa ka nisur një hetim lidhur me ngjarjen.





