Pas kapjes nga policia, Ramiz Mici, 37 vjeç, është marrë në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë Elbasan.

Ramiz Mici u arrestua një ditë më parë pasi qëlloi për vdekje me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi.

Gjatë marrjes në pyetje ai nuk ka shprehur asnjë pendesë për krimin e kryer.

Krejtësisht i ftohtë ka pranuar para policisë dhe prokurorit të çështjes autorësinë e krimit, por nuk ka dhënë shpjegime të qarta mbi motivet.

Kjo bën që organi i akuzës të vijoj të ketë dyshime se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive xhelozie.

Ramiz Mici dhe Jetlira Elezi bashkëjetonin pas divorceve që kishin pasur më parë.