Policia e Afrikës së Jugut ka qëlluar për vdekje tre persona dhe ka arrestuar 122 persona, pasi tetë modele që xhironin një video muzikore pranë një miniere të braktisur ari u përdhunuan në mënyrë të egër në grup nga minatorët.
Krimi tronditës ndodhi teksa gratë po filmonin në natyrë në afërsi të Krugersdorp, pranë Johanesburgut më 28 korrik.
Modelet dhe ekuipazhi, më i riu prej të cilëve ishte 19 vjeç dhe më i madhi 37, u përdhunuan deri në dhjetë herë secila për disa orë nga kriminelët.
Banda gjithashtu grabiti telefonat e modeleve, unazat, bizhuteritë, çantat e dorës, paratë dhe kamerat.
Incidenti ka dëmtuar më tej reputacionin në rënie të një kombi që po vuan nga nivelet në rritje të krimit dhe nga shkalla e tretë më e lartë e përdhunimeve në botë.
Më shumë se 300 demonstrues, shumica e të cilëve ishin gra, u fotografuan duke marshuar jashtë sallës së gjyqit të Krugersdorp mbrëmjen e djeshme duke mbajtur pankarta që dënonin krimet tronditëse dhe shpeshtësinë befasuese të dhunës seksuale në Afrikën e Jugut.
“Ne do të kërkojmë që stacioni i policisë të vihet nën administrim sepse komuniteti ka raportuar shumë krime të kryera nga kriminelët, por asgjë nuk është bërë,” tha Zandile Dabula, sekretare e përgjithshme e Operacionit Dudula, një organizatë që proteston kundër emigrantëve të paligjshëm në Afrikën e Jugut.





