Vajza e identifikuar si Lilija Valutytė u godit me thikë për vdekje në qytetin e Bostonit.

Ajo thuhet se kishte qenë duke luajtur me motrën e saj më të vogël në rrugë kur u sulmua nga një 22-vjeçar Deividas Skebas, gjithashtu një lituanez.

Menjëherë forcat e policisë aty pranë i shkojnë pranë vogëlushes për t’i dhënë ndihmën e parë, por ishte e ktoë, pasi 9-vjeçarja ka ndërruar jetë pasi thika i kishte prekur organet jetësore.

Skebas u arrestua dhe u akuzua për vrasjen e vajzës. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës Lincoln të hënën.