Pas një serie të gjatë barazimesh, Teuta më në fund shijoi fitoren ndaj Apolonisë, sukses që ka kthyer buzëqeshjen në fytyrën e trajnerit Edi Martini.
“Jam i gëzuar, morëm një 3-pikësh që kishim kohë që s’e kishim marrë. Kishte rëndësi të fitonim patjetër. Në pjesën e parë duhet të shënonim 3-4 gola, patëm raste flagrante me portën e boshatisur. Goli i Vilës na dha një lloj kënaqësie. Hymë në stres në pjesën e dytë dhe i lëshuam territor Fierit. Pjesa e dytë është jo e mirë, gjithsesi, jam i gëzuar me pikët.
Pikët më rëndësi se loja: “Pozitive që morëm 3 pikë. Kemi luajtur shumë ndeshje të mira, por nuk kemi fituar. U thashë djemve që sot janë të rëndësishme pikët. Apolonia nuk na rrezikoi, por duhet të ishim më të qetë dhe ta vrisnim ndeshjen më shpejt.”
Starova, drejtor teknik: “Starova është krahu ynë i djathtë. Do të jenë të vlefshme mendimet e tij. Ekipi i ynë është familje e madhe, ndiejmë rëndësinë e njëri-tjetrit. Unë besoj që rezultatet duhet të vijnë. Kemi luajtur mirë, është fusha ajo që e tregon.
Rasti i humbur i Krasniqit: “Jam kthyer nga pankina dhe thashë: si është e mundur?! Shyqyr Zotit mbaroi kështu si mbaroi. Është vetëm faza e parë, diferenca është vetëm 6 pikë me kreun. Do të jetë luftë e ashpër dhe them se do të bëhet një kampionat shumë i fortë”.





