Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Zërvaskë të Pogradecit.
Nga informacionet paraprake dyshohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën. Raportohet për të lënduar, por ende nuk dihet numri i saktë i tyre.
Dyshohet se i plagosur ka mbetur edhe një fëmijë. Dy ambulanca në vendngjarje, po ashtu edhe forcat policore.





