Organizata Ndërkombëtare Detare e Kombeve të Bashkuara, e cila është përgjegjëse për sigurinë vlerëson se numri i marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit është 6 mijë. Sekretari i përgjithshëm i Organizatës, Arsenio Dominguez tha se sulmet vetëm përkeqësojnë frikën, pasigurinë dhe dëshpërimin e marinarëve të bllokuar.
“Sulmet vetëm përkeqësojnë frikën, pasigurinë dhe dëshpërimin nga të cilët tashmë po vuajnë 6,000 njerëz në det që mbeten të bllokuar në anije të paafta për t’u larguar nga Gjiri në mënyrë të sigurt”, tha Arsenio Dominguez, sekretari i përgjithshëm i Organizatës, në një deklaratë.
Gjithashtu ai u kërkoi zyrtarëve të transportit të shmangin kalimin e anijeve përmes Hormuzit.





