Ervis Martinaj, i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare është zhdukur prej 4 ditësh ndërsa alarmin në polici e ka ngritur xhaxhai i tij Faik Martinaj. Sipas BW ai ka thënë para uniformave blu se ka 4 ditë pa kontaktuar me nipin e tij dhe se janë shumë të shqetësuar.
“Kam 4 ditë pa kontaktuar me Ervis Martinajn. Një i afërmi ynë na tha që Ervisi është zhdukur. Dua te theksoj se qe prej kohes qe nipi Ervisi eshte shpallur ne kerkim nuk kam patur asnje kontakt me te drejtperdrejt apo ne telefon, por vetem nepermjet personave te aferm. Familja jonë ëshë e shqetësuar. Nuk e dimë vendndodhjen e tij. Ne si familje kemi dyshime se Ervisit mund ti kete ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale qe kerkojne ta eliminojne.”– ka thënë ai para uniformave blu.
Statusi i Ervin Martinajt është ai i një personi në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij ka një urdhër-arresti nga SPAK si i përfshirë në disa ngjarje kriminale.





