Një trajler me ngarkesë gruri është aksidentuar mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë është derdhur në rrugë një pjesë e madhe e grurit që mbante brenda.
Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik kilometrik në autostradë, që ka bllokuar qarkullimin e automjeteve të tjera.





