Turistët janë përballur me një pamje të pazakontë, por dhe të rrezikshme në të njëjtën kohë në Parkun Kombëtar Yellowstone.

Ata u përballen me dy bizonë të mëdhenj që kishin zbritur në rrugën e makinave duke u përleshur me njëri tjetrin.

Në videon e publikuar në mediat e huaja shihen se disa turistë të tjerë u kërkojnë atyre të largohen pasi është e rrezikshme të qëndrosh pranë tyre në një moment të tillë.