Rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, një shtetas ka plagosur me armë zjarri në bark, një punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, rreth 50 vjeç.
Ai sapo kishte përfunduar zbatimin e një vendimi.
I plagosuri u dërgua në spital dhe ndodhet në sallë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori u kap nga shërbimet.





