Një fëmijë 3 vjeç është shtruar në spital në gjendje të rëndë pasi është goditur nga një plumb që ka dalë nga arma e një roje sigurie në rrugë.
Ngjarja dramatike dodhi dje në një provincë të Brescias. Fëmija ishte në dritare të shtëpisë kur është goditur nga plumbi.
Mbeten të paqarta rrethanat pse ka qëlluar roja, fqinj me banesën ku jetonte vogëlushi.
Policia ka marrë në pyetje dhe pritet që ngjarja të sqarohet.





