Të tjera detaje janë zbuluar nga rasti i kontrabandimit dhe shitjes së arit të rremë në Tiranë dhe në Mal të Zi nga dy të moshuar italianë.

Policia dyshon se ka disa raste mashtrimi në Tiranë, por nuk janë denoncuar sepse tregtia është bërë në të zezë pa dokumentacion dhe tregtarët i druhet evazionit fiskal.

2 italianët, 67-vjeçari Fortunato Maddaloni, banues në Napolit dhe 76-vjeçari Riccardi Gennario, banues në Milano, negocionin me tregëtaret duke u ofruar ar të pastër dhe me pas kur binin në ujdi ofronin metal të përzierë.

3 kilogramët e metalit të sekuestruar nga policia se bashku me 160 gr ar kanë hyrë kontrabandë në vendin tonë.

Përveç policisë, në gjurmim të të moshuarve italiane ishin edhe tregtarët qe kishin rene pre e mashtrimit. Njëri prej tyre udhëtoi nga Podgorica drejt Elbasanit ku kreu denoncim për mashtruesit pasi ata u kapën nga policia.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë shitur ar (metal) në formë kokrrizash, me vlerë 200 000 euro, në Tiranë dhe Podgoricë, gjatë periudhës qershor-gusht 2022.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 kilogramë ar i dyshuar si i rremë, 160 gramë ar i pastër, 4 aparate celulare, 1500 euro dhe 150 franga zviceriane. /TCH