Zamira Vyshka dhe Andrea Tirana qëndrojnë në arrest shtëpie. Vyshka kërkonte heqjen e masës së sigurisë, ndërsa GJKKO, nuk e pranoi. Pas seancës, gjyqtarja tha se vendimi i gjykatës ishte i padrejtë, por nuk argumentoi qëndrimin e saj.
“Është e stisur dhe e montuar për të goditur imazhin tim. Vendimet e mia kanë qenë të rregullta dhe konform ligjit. Për rastin për të cilin akuzohem, është ndjekur procedura normale dhe nuk është konstatuar asnjë shkelje”, ka pretenduar gjyqtarja në gjykatë.
Avokati, ilir Pashaj është në arrest me burg, gjithashtu edhe Taulant Ramullari e Xhulio Musai, ky i fundit edhe personi për të cilin spak pretendon se të afërmit e tij kanë tentuar të korruptojnë gjyqtaren për ndryshim mase, pasi është arrestuar për tjetër vepër penale.