60-vjeçari Begzan Hysa i cili mbeti i lënduar pasditen e djeshme nga një aksident në zonën e “Kodrës së Diellit” ka ndërruar jetë në spital.
Viktima nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra pasi kishte shumë thyerje në trup nga aksidenti i rëndë i shkaktuar nga 29-vjeçarja Elinta Garo.
Kjo e fundit, pasi humbi kontrollin e mjetit që drejtonte përplasi fillimisht 27-vjeçaren e identifikuar si Alkuna Telhaj dhe më pas çiftin e bashkëshortëve Begzan dhe Valetina Hysa.
Valentina dhe Alkuna janë jashtë rrezikut për jetën.
29-vjeçarja Elinta Garo që shkaktoi aksidentin është tashmë e arrestuar.