Lajme të mira për Milanin, ditën e sotme Zlatan Ibrahimoviç është rikthyer pas shumë kohësh të stërvitet me grupin.Shanset që gjiganti suedez të jetë në dispozicion të Stefano Piolit në ndeshjen ndaj Sasuolos në Emilia-Romanja janë të mëdha.
Një rikthim në kohën dhe momentin e duhur për Ibrahimoviç, pasi dy sfidat e fundit kuqezinjtë kanë çaluar duke e vuajtur disi mungesën e tij në sulm.
Gjithashtu dhe Teo Hernandez është stërvitur me grupin, pas mungesës në sfidën ndaj Xhenoas dhe pritet që edhe mbrojtësi francez të jetë i gatshëm për në Sasuolo të dielën në orarin e drekës.





