Në kuadër të operacionit policor të koduar “Thousands”, Policia ka arrestuar në flagrancë 18-vjeçarin me iniciale A.Z.
I riu akuzohet për veprën penale “Vjedhja”, pasi ky shtetas në periudha të ndryshme kohore, dyshohet se ka vjedhur shuma parash, me vlerë totale 10 000 euro, në banesën e një shtetaseje.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.





