Identifikohen viktimat e atentatit të ndodhur rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë.
Ata janë Geno Lena alias Shpati Lena 37 vjeç dhe Hakim Xhezo 34 vjeç.
Viktimat janë gjetur të vrarë në makinën tip “Benz” e cila ka rënë në kanal.
Ndërkohë gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.
Kalimtarët kanë pikasur mjetin e rënë në kanal dhe fillimisht kanë dyshuar se ka qenë aksident por më pas kanë parë që personat kishin plagë me armë zjarri dhe makina kishte shenja plumbash.
Dyshohet se fillimisht ekzekutorët kanë qëlluar drejt makinës së viktimave në ecje e sipër në drejtim paralel por gjithashtu dyshohet se viktimat janë qëlluar edhe brenda në kanal me breshëri automatiku, më shumë se 50 plumba.





