Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest me burg” për 29-vjeçaren Elinta Garo. Garo do të qëndrojë në burg për 30 ditë deri në kryerjen e ekspertizës auto-teknike të automjetit që ajo drejtonte.
Garo është përlotur në sallë dhe nuk ka pranuar të ketë qenë duke përdorur celularin në momentin e aksidentit që i mori jetën 60-vjeçarit Begzan Hyseni. Aksidenti ndodhi të hënën datë 15 gusht në zonën e Kodrës së Diellit, ku si pasojë e humbjes së kontrollit, e reja përplasi 4 persona, çiftin Begzan dhe Valentina Hyseni, 27-vjeçaren Alkuna Telaj, dhe një fëmijë.
Fatkeqësisht, 60-vjeçari nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe humbi jetën në Spitalin e Traumës, ndërkohë të aksidentuarit e tjerë kanë lënë spitalin.





