Eshtrat e dy fëmijëve të vegjël janë gjetur në dy valixhe të blera në ankand në Zelandën e Re.
Shefi i policisë, Faamanuia Vaaelua tha se trupat ka të ngjarë të kenë qenë të ruajtura në valixhe për disa vjet dhe viktimat mendohet të kenë qenë midis moshës 5 dhe 10 vjeç kur vdiqën.
Fëmijët ishin fshehur në dy valixhe të përmasave të ngjashme, tha ai.
Eshtrat u gjetën vetëm kur një familje bleu një sërë artikujsh që shiteshin në ankand me shumicë në Auckland . Kur ata hapën valixhet dhe u përballën me pamjen makabër njoftuan menjëherë policinë.
Policia sqaroi se familja në fjalë nuk është e lidhur me vrasjen, por është e shqetësuar nga zbulimi dhe ndaj kanë kërkuar privatësi, teksa po marrin mbështetjen e duhur për të ndihmuar në përballimin e traumës.





