Dy persona janë përplasur me shkopinj druri dhe thikë me njëri-tjetrin. Ngjarja është regjistruar në Lezhë.

A. B., 41 vjeç dhe A. L., 45 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi këta shtetas, për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me mjete të forta dhe prerëse (shkop druri dhe thikë), informoi policia.

 Si pasojë dëmtimeve të marra, të dy shtetasit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.