Territori shqiptar paraqitet nën ndikimin e masave ajrore afrikane ndonëse në periferi ku moti i kthjellët dhe i nxehtë do të jetë dominant deri vonë pasdite ku shfaqen vranësira të lehta nëpër të gjithë territorin, por në ekstremin veri-verilindje do të gjenerojnë momente me shira të pakëta.
Rritja e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 39°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.