Pronari i një farmacie në Tiranë dhe farmacistja janë arrestuar nga policia gjatë aksionit të koduar “Medicaments”, pasi mbanin ilaçe kontrabandë dhe pa pullë.
Në pranga kanë rënë Ermir Haxhiaj 44 vjeç administratori i farmacisë dhe 27-vjeçarja G.B., farmaciste.
Ata akuzohen për kontrabandë me mallra të tjera, tregtim i mallrave kontrabandë, ruajtje e mallrave kontrabandë dhe shkelje e të drejtave të pronësisë industriale.
Policia kishte marrë informacion se në këtë farmaci mbahej një sasi e konsiderueshme e ilaçeve kontrabandë, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.





