Një shkollë me konvikt vajzash, ku personazhi i famshëm amerikan Paris Hilton pretendoi se ishte abuzuar seksualisht kur ishte adoleshente, humbet licencën.

Qendra e vajzave përshkruhet si një qendër intensive trajtimi psikiatrik për të rinj, për vajza të moshës 12 deri në 18 vjeç ndërsa “nuk kishte arritur të ofronte shërbime të zbatueshme shëndetësore dhe sigurie për klientët”. Shkolla Provo Canyon tha se po shqyrtonte një apel kundër vendimit

Licenca e trajtimit rezidencial është anuluar dhe të gjitha shërbimet në kampus duhet të ndërpriten deri më 6 gusht.Paris Hilton, 45 vjeç tha në një deklaratë “Për më shumë se pesëdhjetë vjet, fëmijët kanë folur hapur me histori abuzimi, neglizhence dhe traume.Sot, shteti konfirmoi atë që të mbijetuarit e kanë ditur gjatë gjithë kohës: Shkolla Provo Canyon i zhgënjeu fëmijët nën kujdesin e saj. Unë isha një nga ata fëmijë.”

Programi i shkollës është përballur me kërkesa për mbyllje nga ish-banorët përveç Hilton, dhe ankesat u paraqitën në agjencinë shtetërore të licencimit muajin e kaluar.

Hilton kaloi pothuajse një vit në shkollën Springville, Utah, në vitet 1990, kur shkolla ishte nën pronësi të ndryshme. Ajo pretendoi se ishte sulmuar fizikisht, ishte detyruar të merrte ilaçe dhe ishte vendosur në izolim në programe që synonin reformimin e sjelljes së saj dhe se përvoja në këto institucione e ndjek edhe sot.