Arrestohen nga policia dy adoleshentët që një ditë më parë vodhën një mjet furgon në Shëngjin të Lezhës.
Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi A. D. se në stacionin në kryqëzimin e Shëngjinit i kishin vjedhur mjetin tip furgon që e kishte lënë të parkuar, menjëherë shërbimet e Policisë të Komisariatit Lezhë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e mjetit.
Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë, në vendin e quajtur “Kune”, Shëngjin, shtetasit:
-E. J., 19 vjeç, banues në Ishull, Shëngjin dhe A. G., 17 vjeç, banues në Lezhë.
Pas verifikimit të dokumentacionit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se të dy këta shtetas drejtonin mjetin pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.





