Ka mbërritur në Shqipëri sportistja Luiza Gega, e cila u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në kampionatin europian që u mbajt në Mynih të Gjermanisë.

Ajo është pritur me ceremoni nga ministrja e arsimit dhe Sportit Evis Kushi.

Me kohën 9 minuta 11 sekonda e 31 të qindtat dhe duke shënuar edhe rekord për kampionatin europian, Gega përmirësoi gjithashtu me 6 sekonda rekordin që mbahej nga rusja Zaripova që prej vitit 2010